Priti dy 11-metërsha ndaj Tiranës, “mjeshtri” Selmani tregon sekretin!

Laçi mori një humbje të hidhur një ditë më parë ndaj Tiranës, teksa u mposht në shtëpi me shifrat 1-3. Pavarësisht humbjes, ai që ra në sy në ekipin kurbinas ishte padyshim Gentian Selmani.

Gardiani i laçjanëve priti dy penallti, duke u konfirmuar një “mjeshtër”, për sa i përket pritjes së 11-metërshave. Pas takimit, Selmani dha një intërvistë për “Supersport”, ku foli për humbjen si dhe tregoi sekretin e pritjes së 11-metërshave.

HUMBJA NDAJ TIRANËS – “Patëm një javë për ta përgatitur ndeshjen dhe e bëmë mjaft mirë këtë, por patëm një shpërqendrim në 10 minutat e para, që e shfrytëzoi mjaft mirë Tirana. Nuk e di çfarë ndodhi, pasi ishim përgatitur për ta fituar ndeshjen, por nuk ia dolëm.

SEKRETI I PENALLTIVE TË PRITURA – “Falënderoj profesor Starovën për fjalët e mira. Unë mundohem të punoj sa më shumë dhe të qëndroj me këmbë në tokë. Penalltitë janë edhe fat, pro edhe zotësia e portierit kur i pret. Shpresoj që të pres edhe në të ardhmen.”

PRESION NDAJ LOJTARËVE QË GJUAJNË? – “Mundohem t’i studioj lojtarët që përpara ndeshjes, gjë që e kisha bërë edhe sot me sulmin e Tiranës. E kisha studiuar mirë edhe Ngo, por ndonjëherë duhet edhe pak fat.”

E ARDHMJA – “Nuk e di. Të presim dhe të shohim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online