Zyrtare: E ardhmja e Bekim Balaj, në Rusi vendosin përfundimisht

0

E ardhmja e Bekim Balaj është vendosur përfundimisht dhe këtë gjë e ka bërë zyrtare edhe klubi i Ahmatit.

Në një postim në “Twitter”, klubi rus ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit shkodran, pasi me përfundimin e sezonit, kontrata e tij ka skaduar. Kështu, pas plot 3 vitesh, aventura e Balajt në Rusi mbyllet. 28-vjeçari ka shënuar 12 gola në tre sezone me fanellën e Ahmatit, gjatë së cilave zhvilloi 64 ndeshje.

Nga ana tjetër, ndryshe nga shkodrani, Odise Roshi rinovoi një ditë më parë dhe do të jetë edhe për tri vite të tjera pjesë e klubit çeçen.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.