E enjtja ishte një ndër ditët më të lumtura për Eden Hazard. Fantazisti belg u prezantua si lojtari më i ri i Real Madrid përpara 50 mijë fansave, të cilët krijuan një atmosferë të bukur në shkallët e stadiumit “Santiago Bernabeu”.
Një ëndërr e realizuar për ish-lojtarin e Çelsit, i cili tani do të stërvitet nga idhulli i tij, Zinedin Zidan. Një orë e veçantë dhe luksoze ra në sy gjatë prezantimit të 28-vjeçarit. Ajo i përket modelit Richard Mille.
Lloji i saj është RM 016 dhe është e përbërë nga flori i bardhë 18-karatësh me diamante në pjesën e jashtme të saj. Një model i tillë u përdor edhe nga Rafa Nadal në Roland Garros dhe vlera e orës shkon 80 mijë sterlina.