Presidenti i Sionit: Duka më kërkoi Tramexanin

Presidenti i Sionit, Kristian Konstantin, ka lëshuar sot një intervistë për gazetën e njohur zvicerane Blick, ku ka folur për sezonin e ri, synimet në merkato dhe marrëdhënien me trajnerin e ri Paolo Tramexani.

Ish-ndihmësi i De Biazit në kombëtaren shqiptare kualifikoi Luganon për në Europa League në pak muaj në drejtim, duke mahnitur në Zvicër, ndaj Konstantin i ka besuar drejtimin e Sionit, që u mund në finalen e kupës nga Bazeli, por do të luajë në kualifikueset e Europa League.

I konsideruar presidenti “më i çmendur” në Zvicër, Konstantin zbulon ëndrrën e tij verore: “Nisëm bisedimet me Fernando Torresin, i cili dëshironte të luante rregullisht, por më pas Atletikos së Madridit iu bllokua merkatoja në hyrje, ndaj Torres duhej të qëndronte patjetër në Madrid”.

Duke folur për Tramexanin, Konstantin zbulon se marrëveshja me italianin u frenua për një moment nga largimi i De Biazit nga Shqipëria: “Ramë dakord për gjërat thelbësore, mungonin vetëm detaje të vogla, por më pas Federata Shqiptare e Futbollit i bëri Tramexanit një ofertë, pas dorëheqjes së De Biazit. Presidenti Duka më telefonoi, për të parë nëse isha i gatshëm ta lija të lirë Paolon. Kjo ishte arsyeja pse zyrtarizimi i Tramexanit u vonua pak”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online