Presidenti i klubit të Sionit, Kristian Konstatin, ka dhënë një intervistë për medien zvicerane Blick, ku ka folur në lidhje mbi të ardhmen e disa prej futbollistëve të skuadrës ku ai investon prej vitesh.
Te Sioni ndodhet një numër i konsiderueshëm lojtarësh shqiptarë, më konkretisht katër të tillë: Burim Kukeli, Pajtim Kasami, Bastien Toma dhe Ermir Lenjani. Emri i këtij të fundit nuk u përmend nga numri një i klubit, ndërsa për tre të parët Konstantin foli hapur pa mbajtur sekrete.
KUKELI – “Është një profesionist shumë i rrallë. Megjithatë, them së një ndryshim ambienti do të ishte më e mira për të. Nuk do t’i ofroj zgjatje kontrate”.
KASAMI – “Është një ndër lojtarët që vlerësoj më shumë. Nëse kërkon të largohet jam i hapur për oferta, por duhet të jenë serioze. Nëse kjo ndodh, nuk do t’i bëhem pengesë”.
TOMA – “Në janar kishte interes të madh për të, në pranverë pak më pak. Gjithsesi, nuk kam ndërmend ta ul çmimin e tij, sepse nëse zhvillon sërish një sezon të mirë dhe do të ketë sërish interes, pse të mos ketë përsëri interes nga Bundesliga”.