Frashëri afrimi i vetëm, Teuta gati “divorcin” me dy lojtarë

Bojan Gjorgievski ishte i pari që u largua nga Teuta, ndërkohë që do të ketë edhe të tjerë lojtarë që pritet ta mbyllin bashkëpunimin me durrsakët. Njëri prej tyre është Arsid Kruja, shkodrani që u duk se gjeti formën e tij në sezonin e shkuar dhe në fillim të këtij kampionati po luante titullar.

Gjithsesi, me rikuperimin e Sherif Kallakut nisi të ketë më pak hapësira për të dhe largimi tashmë është zgjidhja më e mirë për shkodranin dhe klubin e Teutës. Alternativat për Shkëmbin nuk mungojnë, ndërkohë që do të ketë edhe afrime të tjera.

BICAJ – Lezhjani i mbrojtjes nuk është aktivizuar në takimet e fundit te Teuta. Kjo për shkak të një dëmtimi që shtatlarti pësoi dhe e la për disa kohë jashtë fushave të blerta. Por, sipas asaj që raportohet në “Supersport”, palët janë drejt “divorcit”.

Për të ardhur te largimi duhet gjetur një marrëveshje dhe deri më tani një e tillë nuk është gjetur. Gjithsesi nuk besohet se do të vonojë gjetja e gjuhës së përbashkët për ndërprerjen e kontratës në mënyrë konsensuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online