Preciozi: Nuk jam i habitur, Piatek do të shënojë të paktën 35 gola!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kristof Piatek kaloi nga Xhenoa në drejtim të Milanit merkaton e janarit për plot 35 milionë euro. Aventura e polakut ka nisur në mënyrë perfekte në “San Siro”, teksa numëron shtatë gola pas gjashtë ndeshjesh të luajtura.

Së fundmi, për 23-vjeçarin ka folur presidenti i Xhenoas, ish-ekipit të Piatek. Enriko Preciozi ka thënë për mediat se nuk është fare i habitur për formën e “pistoletës” dhe u shpreh se sipas tij, polaku do të shënojë të paktën 35 gola këtë sezon.

“Mendoj se do të arrijë të paktën kuotën e 35 golave këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Nuk jam i befasuar. Morëm goxha para nga shitja e tij. Ndoshta për disa nuk janë shumë, por për ne janë në rregull. Jemi të lumtur që e finalizuam atë operacion. I uroj Milanit dhe Piatek suksesin që meritojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *