Prapaskena e Milanit, sheiku arab zbulon negociatat me Berluskonin

Silvio Berluskoni ka qenë padyshim një ndër presidentët më të suksesshëm të historisë së Milanit. Italiani qëndroi në krye të kuqezinjve për më shumë se 25 vite. Në periudhën që Berluskoni mendoi ta shiste klubin kuqezi, duket se fillimisht e ka ofruar te princi saud Al-Ualid bin Talal.

Ka qenë pikërisht ky i fundit që e ka zbuluar një prapaskenë të tillë në një intervistë. Princi saud ka thënë se e ka refuzuar blerjen e Milanit, pasi ishte i përqendruar për të investuar në vendin e tij dhe në fubollin e Arabisë Saudite.

“Berluskoni më ofroi Milanin dhe çmimi që më dha ishte shumë i favorshëm, por gjithsesi e refuzova një ofertë të tillë. Isha kundër asaj ideje, pasi doja që të investoja në vendin tim dhe në fubollin vendas”, përfundoi Al-Ualid bin Talal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online