Mbrojtësi dhe kapiteni i Realit të Madridit, Serxhio Ramos u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën kundër Ajaksit në ndeshjen e parë me eliminim direkt mes dy skuadrave. Pas ndeshjes kundër holandezëve, veterani spanjoll pranoi publikisht se mori karton me dashje.
“Do të gënjeja nëse do të thoja që veprimi s’ishte me dashje”, tha kapiteni i Realit, që më pas e kundërshtoi këtë deklaratë me një postim në “twitter”, por kjo nuk i ka ardhur në ndihmë.
Sot, ka dalë dënimi për kapitenin e Realit, i cili është dënuar me dy ndeshje. Ramos do të mungojë në sfidën e kthimit përballë Ajaksit, si dhe në sfidën e parë të fazës tjetër, nëse Reali arrin të kualifikohet përballë gjigantëve holandezë.