Pozicioni dhe ndryshimi mes Kukësit e Tiranës, Hasani flet hapur

Edon Hasani u përgëzua pas ndeshjes nga trajneri Ze Maria. “Është lojtar me cilësi, i dha diçka shtesë ekipit tonë”, tha mes të tjerash braziliani. Mesfushori pas ndeshjes u shfaq para kamerave të “Supersport” dhe foli për ndeshjen dhe pozicionin e tij në fushë.

“Në pozicionin e ri u ndjeva mirë. Bëmë një pjesë të parë të kujdesshme. Me kalimin e minutave në pjesën të dytë bëmë edhe më mirë. Ishim të pafat në rastet që patëm. Ashtu si mund ta kishim fituar, edhe mund ta kishim humbur ndeshjen. Duhet të jeni më pranë portës? Është e vërtetë, por sot trajneri i ka dhënë përparësi Kobinës, i cili luajti pas dy sulmuesve. Do e marr si këshillë dhe do punoj për këtë. Për të qenë sa më efikas. Do mundohem të përmirësohem. Minutat e fundit kaluam me 4-3-3 dhe u mbylla në qendër të mesfushës. U afruam më afër portës në këto minuta dhe u ndjeva më mirë në këtë skemë”, deklaroi shkodrani, i cili pati edhe një rast shënimi.

“Rasti i humbur ishte mos harmonizim. Kam ardhur vonë në fazë përgatitore dhe na duhet kohë që të mësojmë lojën e njëri-tjetrit. Duhet kohë, por normalisht nuk na lejohen hapa falsë”.

KRAHASIMI KUKËSI-TIRANA
“Kukësi ka pasur favor stadiumin brenda, ndërsa Tirana ka lojtarë të rinj që akoma duan të harmonizohen dhe duhet kohë. Kërkesa e llogarisë është më e madhe te Tirana. Me punë dhe përkushtim do i arrijmë objektivat e klubit”.

TIFOZËT
“Si ndeshjen e parë, edhe sot kemi pasur shumë tifozë dhe i kemi zhgënjyer. Do e çojmë Tiranën në nivele që të ndiqet. Nuk mund ta bëj vetëm, por të gjithë bashkë mund t’ia dalim të shkojmë në kupat e Europës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online