AS: Reali e ka vendosur, vetëm një e zëvendëson Ronaldon

Kristiano Ronaldo u shit te Juventusi. Kërkonte një sfidë të re dhe Real Madridi nuk u bë pengesë. U fol edhe për krisje raportesh, por tanimë portugezi i përket së shkuarës dhe normalisht historisë së klubit spanjoll, pasi ka fituar gjithçka dhe ka shënuar gola pa fund.

Florentino Perez duhet ta zëvendësojë Ronaldon dhe e ka ndarë mendjen se kush do të jetë pasuesi. Kilian Mbape është i përzgjedhuri. Reali, ose merr atë, ose asnjë gjatë kësaj merkatoje. Shanset janë të pakta dhe kjo për faktin se në Spanjë nuk besojnë se UEFA do e dënojë PSG-në, që duhet të paguajë 180 milionë euro te Monako për ta blerë përfundimisht kampionin e botës.

Francezët po hetohet, por deri më tani janë dënuar vetëm klube të nivelit të dytë, si Sion. UEFA dënoi edhe Milanin, por kuqezinjtë e fituan çështjen në CAS, ndaj edhe duket e vështirë të ketë sanksione të rënda për francezët.

Për ta dhe Sitin deri më tani ka pasur vetëm gjoba, që në fakt nuk janë një problem i madh. Reali këtë verë tentoi Nejmarin, por PSG prerazi ktheu përgjigje negative për shitjen e brazilianit. Edhe pak ditë shpresohet te blerja e Mbapesë, ndryshe vera e ardhshme do të jetë e “nxehtë” vetëm për Nejmarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online