Pothuajse e kryer, Napoli i plotëson dëshirën Karlo Ançelotit

Napoli është shumë pranë arritjes së akordit me një nga lojtarët e preferuar të Karlo Ançelotit. Trajneri ia ka bërë të qartë prej kohësh presidentit De Laurentis: “Dua Lozanon në ekip”.

Meksikani i PSV-së luan në të dy krahët e sulmit dhe ka një raport shumë të mirë me golin. Marrëveshja me 23-vjeçarin është arritur dhe ai do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.

Napoli ka gati edhe 50 milionë euro për PSV. Gjithçka duket perfekt, përveç të drejtave të imazhit. Klubi italian dhe Lozano nuk kanë gjetur akoma marrëveshjen në këtë pikë, por gjithçka pritet të zgjidhet dhe një detaj i tillë nuk do të pengojë transferimin e meksikanit në “San Paolo”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *