Policia mësyn në stërvitjen e ekipit të Lampard, zbulohet shkaku i çuditshëm!

Frenk Lampard po bën mirë me ekipin e Derbi Kauntit, që renditet në vendin e gjashtë në divizionin e dytë të futbollit anglez. Diferenca me Lidsin e vendit të parë është tetë pikë, por djemtë e ish-legjendës së Çelsit kanë një shans sonte në mbrëmje.

Ekipi i Derbit pret kryesuesit dhe një fitore e mundshme do ta ofronte drejt… Premier Ligës. Të gjithë tifozët shpresojnë në një fitore të ekipit të Lampard dhe ndeshja po pritet me interes të madh.

Për të rritur adrenalinën e ndeshjes dhe për të ngrohur zemrat e tifozëve ka menduar policia lokale, siç raporton “The Mirror”. Vendasit kanë qenë duke kryer stërvitjen e fundit, ndërsa një episod i veçantë ka ndodhur. Policia ka mbërritur aty, duke i lënë të gjithë të shtangur. Uniformat kanë shoqëruar një person misterioz, ndërsa e vërteta ka dalë më vonë në pah.

Ndonjë tifoz i Derbit kishte vënë re një person duke ndjekur me dylbi stërvitjen e ekipit nga gardhi i jashtëm i fushës dhe… menjëherë policinë në telefon. Frika më e madhe ka qenë mos ai ishte ndonjë “spiun” i ekipit kundërshtar dhe skemat e Lampard duheshin ruajtur si sytë e ballit.

Policia ka vepruar menjëherë, duke marrë në pyetje “spiunin”, ndërsa epik është dhe shpjegimi i bërë. “Oficerët tanë shkuan në qendrën stërvitore të ekipit për të marrë në pyetje një person të dyshimtë, i cili po përgjonte në afërsi të gardhit. Gjithçka u krye në mënyrë të shkëlqyer dhe personi u identifikua. Duhet ta mbajmë ekipin të sigurt për të siguruar tre pikët kundër Lidsit”, përfundon postimi i policisë në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online