Policia gjermane në krizë, ministria anulon kryendeshjen e javës

0

Demonstratat e dhunshme anti-emigracion që kanë pushtuar Gjermaninë gjatë ditëve të fundit kanë sjellë probleme dhe për mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit. Si pasojë e dislokimit të forcave të shumta policore në qytetin e Çemnicit, ku dhe është qendra e protestave zyrtarët e ministrisë së brendshme, kryendeshja e Bundesligës së dytë midis Dinamo Dresden dhe Hamburg nuk do të luhet.

Takimi ishte programuar të luhej ditën e nesërme në orën 1. Tifozët e Dresdenit kishin avulluar 30000 biletat e takimit, por tani të dy skuadrat duhet ta zhvillojnë ndeshjen në një datë tjetër. Federata gjermane kishte kërkuar që të plotësonte numrin e pakët të policëve me punonjës të policive private, por kjo kërkesë e tyre është mohuar.

                                                             Foto nga protestat anti-emigracion
You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.