Pogba: Kush e di të ardhmen, unë jap më të mirën pavarësisht kush është trajner

Pol Pogba duket se është gjithnjë e më larg Mançester Junajtid. Edhe pse diçka e tillë nuk pranohet hapur nga vetë lojtari, një shteg francezi e lë të hapur. Edhe pse 25-vjeçari është i grumbulluar me kampionët e Botës, për ndeshjet e Ligës së Kombeve nuk nguron që të flasë për të ardhmen e tij.

Mesfushori së pari thekson se ai do të japë më të mirën e tij për sa kohë është pjesë se skuadrës së Juanjtid, po ndër të tjera thotë se nuk i dihet se çfarë mund të rezervojnë muajt e ardhshëm. Në janar duket se Barcelona e pret me shumë entuziazëm, pasi katalanasit thuhet se janë gati që të depozitojnë plot 100 milion euro për francezin.

E gjithë kjo situatë duket se është krijuar nga raportet jo të mira që Pogba ka me Murinjon, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e pranon se ka një krisje. Pogba po luan rregullisht, por kjo duket se nuk mjafton për ta bindur për të qëndruar në Angli.

“E ardhmja ime momentalisht është në Mançester, pasi jam në kontratë, por kush e di se çfarë do të rezervojnë muajt e ardhshëm. Raporti me Murinjon? Ne kemi një raport korrekt profesional lojtarë-trajner. Un di të them se siguri se do të jap maksimumin tim, pavarësisht kush është trajner. Nuk mund të them më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online