Korabi, nuk kanë të mbaruar zyrtarizimet

Korabi e nis kampionatin me një sfidë të vështirë në transfertë kundër Vllaznisë, ndërkohë që sot dibranët kanë bërë edhe disa zyrtarizime të tjera. Njëri vjen nga klubi i Luftëtarit dhe është mesfushori Fjorald Lazaj.

“Fjorald Lazaj firmos për 1 vit me Korabin. Mesfushori vjen nga Luftëtari U-19 dhe ka rënë dakord me drejtuesit klubit për të firmosur një kontratë 1-vjeçare. Klubi i uron mirëseardhjen, suksese dhe mbarësi në vijim”, njoftojnë dibranët.

Më pas është njoftuar edhe një tjetër zyrtarizimin: “Ekrem Shehu firmos për 3 vite me Korabin. Mesfushori vjen nga Tirana U-19, dhe ka rënë dakord me drejtuesit klubit për të firmosur një kontratë 3-vjeçare. Klubi i uron mirëseardhjen, suksese dhe mbarësi në vijim”.

Nuk mbarojnë me kaq njoftimet e klubit dibran: “Arsen Laçka firmos për 1 vit me Korabin. Mesfushori vjen nga Shkëndija U-19 dhe ka rënë dakord me drejtuesit klubit për të firmosur një kontratë 1-vjeçare. Klubi i uron mirëseardhjen, suksese dhe mbarësi në vijim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online