Pol Pogba është lodhur nën drejtimin e trajnerit Zhoze Murinjo dhe “Daily Mail” raporton se francezi i ka kërkuar drejtorit të Junajtit që klubi të pranojë ofertën e bërë nga Barcelona.
25-vjeçari e ka arritur marrëveshjen me kampionët e Spanjës, por po hap shumë vështirësi nga “Djajtë e Kuq” me Murinjon që ua ka bërë të qartë drejtuesve se duhet ta mbajnë mesfushorin. Kërkesa e lojtarit mund të peshojë shumë, pasi as anglezët nuk mund ta mbajnë jashtë dëshirës së tij. Gjithsesi, duket mjaft e vështirë që transferimi të realizohet, të paktën këtë merkato.
Siç dihet në Angli merkato mbyllet nesër në orën 18:00 dhe nga ai moment asnjë skuadër nuk mund të afrojë futbollistë. Nëse Pogba largohet nga Junajtid do të ishte e pamundur që në kaq pak orë të gjendej një tjetër lojtarë me po aq kualitet për ta zëvendësuar.