Vieri: Juve është tashmë në majë, Interi e Milani merkato super

Një ndër futbollistët në të njohur të Italisë në dekadat e fundit, Kristian Vieri, është i bindur se Juventusi ka bërë goditjen më të madhe dhe më të paimagjinueshme duke blerë Kristiano Ronaldon. Ish-sulmuesi i Juves, Interit dhe Milanit ka komentuar Serinë A, që ka ndryshuar shumë këtë verë.

“CR7? Juve ka bërë një goditje të pabesueshme, nuk kam fjalë. Thjesht fakti që Ronaldo pranoi të vinte në Itali tregon sa i madh është Juventusi. Për futbollin tonë në tërësi është si të ketë fituar një lotari supermilionere. Tani e tutje do jetë më e bukur të shihet dhe komentohet Seria A, e gjithë bota do i kthejë sytë nga ne dhe kjo është meritë e Ronaldos dhe Juves. Sheh ekipin e Alegrit dhe në letër duket i pathyeshëm, vetëm Reali, Barcelona apo Bajerni janë më lart apo në të njëjtin nivel”.

Gara për titull, e mbyllur? “Më pëlqen shumë Interi, Luçiano Spaleti është trajner i madh, e ka gjithnjë nën kontroll grupin. Merkatoja është bërë e zgjuar, sipas kërkesave të trajnerit. Interi duhet të jetë çdo vit në Champions League, nuk ka justifikime”.

Roma?” Ka bërë blerje të zgjuara, Klajvert është i pandalshëm. Bravo Monçi!”.

Po Milani? “Higuain është një blerje e madhe, futbollisti që i duhej në sulm. Pastaj ka shumë të rinj të talentuar në ekip, mbrojtja është e gjitha italiane dhe me të ardhshme të shkëlqyer. Milani duhet të kthehet urgjentisht në nivele të larta, i duhet gjithë futbollit italian, por edhe atij ndërkombëtar”.

Po kombëtarja italiane? “Mungesa në Botërorin rus ishte absurde. Zakonisht Gjermania, Brazili e Italia janë kombëtaret me të ndjekura e të kërkuara nga gjithë bota. Përgjegjësit e dështimit duhej të largoheshin menjëherë, të merrnin vrapin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online