Pogba i habit të gjithë: Murinjo më përmirësoi si njeri!

Marrëdhënia që Zhose Murinjo kishte me Pol Pogban, ishte një ndër çështjet që do të mbahet mend në periudhën që portugezi drejtoi Mançester Junajtid. Konflikte të shumta, madje deri në lënien në tribunë të francezit.

Gjithashtu, në mesjavë kur tekniku luzitan u shkarkua nga Junajtid, Pogba postoi një foto në llogarinë e tij në Twitter, ku fytyra e tij tregonte një mimikë dinake dhe si përshkrim për foton francezi kishte shkruajtur: ”Kapeni këtë“. Një postim, që u fshi brenda pak minutash, por mjaftoi për të marrë dhenë në internet, si një ironi ndaj Zhose Murinjos.

Gjithsesi, tashmë Junajtid drejtohet nga Ole Gunar Solskjaer, i cili në debutimin e tij arriti një fitore 1-5 në transfertë ndaj Kardifit. Pol Pogba ishte një ndër më të mirët në atë ndeshje. Mesfushori foli pas sfidës për mediat, duke habitur jo pak me deklaratën e tij, pasi falenderoi Zhose Murinjon.

Kemi fituar trofe me Murinjon dhe dua ta falenderoj për këtë. Ai më ka bërë të përmirësohem si një person. Ne punuam bashkë edhe pse jo çdo gjë shkoi siç duhet, kjo gjë ka kaluar kështu që dua ta falenderoj”, përfundoi francezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online