Pogba gjen marrëveshjen me Realin, zbulohet edhe paga

Ka kohë që Pol Pogba përflitet për transferim te Real Madridi dhe tashmë mediat zbulojnë çdo ditë detaje të reja.

Mesfushori francez, sipas të përditshmes spanjolle AS, ka arritur marrëveshjen me Los Blancos dhe kërkon të lirohet sa më shpejt nga Mançester Junajtid, aq sa ka dalë hapur, duke i kërkuar klubit anglez ta lërë të lirë.

Sipas gazetarëve spanjollë, Pogba ka rënë dakord për një pagë prej 14 milionë eurosh neto në vit në Spanjë, 2 më shumë se ç’merr aktualisht në Angli.

Synimi i francezit është që të shmangë një telenovelë të re merkatoje dhe shpreson të shkojë në Madrid pa ardhur gushti.

Natyrisht, Junajtid nuk lëshon lehtë dhe do të duhet një shifër e konsiderueshme për ta bindur të lëshojë kampionin e botës, por me shumë gjasa në marrëveshje mund të përfshihet Geret Bejl, me uellsianin që ka qenë gjithnjë në fokusin e Djajve të Kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online