Liverpuli në hall, ka një mungesë të madhe ndaj Barçës

0

Mbrëmjen e së mërkurës Barcelona do të presë Liverpulin në “Camp Nou” për të zhvilluar aktin e parë të gjysmëfinales së UEFA Champions League. Në kuadër të takimit në kampin e “The Reds” janë në ankth, pasi Roberto Firmino është në dyshim të madh për takimin.

Braziliani nuk ishte pjesë e ekipit mbrëmjen e kaluar në fitoren 5-0 ndaj Hadërsfilld, duke i shtuar akoma më shumë dyshimet. Në fjalët e tij pas ndeshjes, Jurgen Klop u ndal dhe te kjo temë, teksa deklaroi: “Ka një dëmtim të lehtë, por mjaftoi për ta lënë jashtë ndeshjes me Hadërsfilld.”

Trajneri gjerman jep pak shpresë për prezencën e tij në “Camp Nou”, ndërsa mediat angleze e kanë bërë thuajse të sigurt mungesën e sulmuesit, që do të ishte një minus i madh për të kuqtë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.