Poçetino “hakmerret” ndaj Klopit, siguron lojtarin e Spanjës

0

Totenhemi është gati për goditjen e radhës në merkato. Pasi siguruan shërbimet e Xhek Klark nga Lidsi (u la edhe një vit huazim tek ekipi i Bielsës) dhe Tangui Ndombele nga Lioni, Spurs kanë arritur akordin edhe me Dani Sebajos.

22-vjeçari kërkon largimin nga Real Madrid dhe dëshiron një klub ku të jetë një titullar fiks. Për të interesohet edhe Liverpuli i Klopit, por e ardhmja e spanjollit pritet të jetë Totenhemi.

“As” raporton se tratativa është zhbllokuar nga Mauricio Poçetino. Trajneri ka telefonuar Sebajos, duke i konfirmuar dëshirën e madhe për ta patur në ekip dhe rolin e protagonistit që do të ketë ai.

Mesfushori ofensiv është bindur dhe i ka dhënë fjalën trajnerit argjentinas. Tani duhet arritur akordi me “Los Blancos”, të cilët kërkojnë 50 milionë euro për kartonin e lojtarit të kombëtares iberike.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.