Ofertë tunduese për Ikardin, Napoli “parakalon” Juventusin

Blerja e Hames Rodrigez nga ana e Napolit është shumë afër. Kanë mbetur për t’u diskutuar vetëm detajet e fundit me Real Madrid dhe fantazisti kolumbian pritet të transferohet shumë shpejt tek ekipi i Karlo Ançelotit.

Por, jo vetëm Hames. Aurelio De Laurentis është gati t’i dhurojë një tjetër lojtar trajnerit. Sipas “Corriere dello Sport”, Napoli po tenton të sigurojë shërbimet e Mauro Ikardit. Një lajm i mirë edhe për Interin, që po pret me padurim shitjen e argjentinasit.

10 milionë euro rrogë sezonale i ofron Napoli sulmuesit zikaltër. Tani duhet gjetur edhe akordi me Interin. Insinje, Ounas, Verdi, Hysaj dhe Rog: Napoli i ofron Kontes të zgjedhë një prej këtyre lojtarëve, çka do të ulte disi çmimin e kartonit të Ikardit.

Gjithsesi, Interi kërkon para kesh, për të nisur më pas sulmin final për Romelu Lukakun. Ikardin e monitoron edhe Juventusi, por Napoli kërkon ta mbyllë sa më shpjet këtë marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online