Jurgen Klop iu bashkua Liverpulit në verën e vitit 2015, pasi kishte arritur gjëra të mëdha me skuadrën e Borusia Dortmundit. Tekniku gjerman gjatë prezantimit të tij tek të kuqtë e “Merseyside”, tha se nëse nuk e fiton të paktën një titull kampion në katër vite, do të largohet drejt kampionatit zviceran.
“Nuk dua që të krijohet menjëherë presion mbi skuadrën time”, tha Klop në verën e vitit 2015. “Kini durim dhe më jepni katër sezone, deri atëherë do të kemi fituar të paktën një titull kampion. Nëse jo, do të largohem për të drejtuar në Zvicër”.
Në fund të këtij sezoni, skadon dhe ky afat kohor i vendosur nga vetë trajneri gjerman dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të largohet drejt Zvicrës.