“Plisat” largohen nga hoteli i kombëtares, Panuçi do qetësi!

Tifo-grupi “Plisat” mbërritën sot në qytetin e Shkodrës dhe menjëherë iu drejtuan hotelit ku po qëndron kombëtarja shiptare e futbollit, për të kënduar këngët e tyre dhe për të lënë të kuptohet se i mbështesin në çdo moment futbollistët tanë kuqezi. Megjithatë, ata janë urdhëruar të largohen nga rrethimi i hotelit, për shkak se Panuçi ka urdhëruar që të ketë qetësi totale.

Pavarësisht se u urdhëruan të largoheshin, “Plisat” arritën që të këndonin disa nga këngët e tyre, madje edhe teksa largoheshin nuk pushuan së kënduari. Pritet që numri i tifozëve të jetë i shumtë në stadiumin “Loro Boriçi”, të gjithë për të mbështetur kombëtaren tonë në sfidën hapëse të kualifikuesve përballë Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online