Shkeli rregullat e Fair-Play Financiar, dënohet rëndë Birmingami

Në Shqipëri nuk na shkon ndërmend që mund të ketë dënime për borxhe e për bilance negative, por nga Europa na vijnë leksione pa fund, që nuk i mësojnë as FSHF e as shteti shqiptar.

Në Angli, Birmingami është dënuar me 9 pikë nga Liga e Futbollit për shkak se ka shkelur rregullat e FairPlay Financiar.

Në fund të sezonit 2017/18 Birmingami u dënua me bllokim të merkatos, për shkak se në bilanc rezultonte një humbje kolosale, 37.5 milionë sterlina vetëm në një sezon. Në 3 vitet e fundit Birmingami ka kaluar 39 milionë sterlinat humbje (thuajse 50 milionë euro), ndaj automatikisht iu bllokua merkatoja.

Gjithsesi, ky vendim nuk u respektua, sepse kreu një blerje për 2 milionë sterlina në qershor, me justifikimin se dënimi ishte “i butë dhe provizor”.

Kjo ka bërë që tashmë Birmingamit t’i zbriten 9 pikë në renditje, duke e kaluar nga vendi i 13-të me 50 pikë në vendin e 18-të me 41 pikë, vetëm 5 pikë mbi zonën e rënies nga Championship (divizioni i dytë anglez), me 8 ndeshje të mbetura.

A nine-point deduction will drop Birmingham to 18th in the Championship table

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online