Plas te Reali, kapiteni kapet me presidentin: Më paguaj dhe largohem!

Reali i Madridit po kalon ditët më të vështira të viteve të fundit. Ajaksi turpëroi ekipin e Solarit në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 4-1, duke u kualifikuar në çerekfionalet e Champions Ligës.

Humbja e thellë përballë “Harkëtarëve” ka sjellë debate të forta në dhomat e zhveshjes. Siç raporton “AS”, Florentino Perez ka qenë tepër i acaruar në fund të ndeshjes. Presidenti ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka qortuar lojtarët për ndeshjen e zhvilluar. Toni i zërit ka ardhur në ngritje dhe Perez ka akuzuar për mungesë përkushtimi, tejkalim të ditëve pushim dhe e ka cilësuar situatën si të turpshme.

I pranishëm ka qenë dhe Sergio Ramos, i cili u vetëpezullua për këtë ndeshje. Kapiteni ka dalë në mbrojtje të ekipit dhe ka sulmuar ashpër presidentin. Mbrojtësi ka akuzuar Perezin dhe bashkëpunëtorët e tij si fajtorë të sezonit katastrofik.

Më paguaj dhe largohem”, është shprehur Ramos kundrejt presidentit të tij. Ky i fundit është larguar drejt zyrës së tij, aty ku ka qëndruar deri në orët e vona. Perez ka diskutuar me stafin e tij mundësinë e rikthimit të Zhoze Murinjos në stol, por nuk është nxituar, sepse një pjesë e lojtarëve (me Ramosin në krye) janë kundër rikthimit të trajnerit portugez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online