Marko: U dhunua futbolli, jo vetëm arbitrat! Ndërprerja shërben

0

Këtë javë nuk do të luhet futboll në Shqipëri dhe janë arbitrat ata që e kanë kaluar në “pit-stop” topkëmbën. Ky vendim i tyre, erdhi pas dhunës në Kamzë. Ndërkohë, specialisti i futbollit, Andrea Marko, këtë e quan një refleksion të drejtë ndaj dhunës.

Për SportEkspres.com, ai thekson se ky bojkot i Shoqatës së Arbitrave ka domethënie që duhet vlerësuar për vazhdimësinë. “Unë e mendoj të drejtë bojkotin që arbitrat i bëjnë kampionatit. Ky është një veprim që kërkon refleksion më të plotë nga strukturat që e organizojnë lojën e futbollit në vendin tonë.

Nuk jemi ende një shtet që të besojmë stjuartët në stadiumet tona. Sikundër ndodhi në Kamzë, duhen bërë shembull edhe ndeshje të tjera, ku në Kategorinë e Parë dhe në të Dytën ka raste të shumta”, u shpreh Marko.

Ndërprerjen e kampionateve ai e shikon në interes të lojës së futbollit. “Arbitrat e ndërprenë futbollin, por kjo ndërprerje i shërben kësaj loje. Janë disa aktorë e faktorë që duhet të gjejnë veten në këtë situatë, ndërsa duhet ndërhyrje urgjente për përcaktimin real të masave të sigurisë në stadiume. Këtë herë është dhunuar i gjithë futbolli ynë, jo vetëm arbitrat”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.