Nurishmi: Ka një zgjidhje për kampionatin, klubeve u them diçka

0

Kamza u përjashtua nga kampionati, ndërkohë që çështja kryesore tanimë është rikthimi i Policisë së Shtetit në stadiume. FSHF dhe arbitrat e kanë përcjellë qëndrimin e tyre, ndërkohë që priten zhvillimet që do të ndodhin.

Për gjithçka po ndodh, shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, shprehet kështu: “Në këtë rast dhuna nis nga tribuna, janë zyrtarë që futen në fushë. Jemi të mendimit që duhet të vinte gradualisht largimi i policisë, jo të ikte komplet. Prania në pistë apo në tunele është një frenim. Nuk është se policia e ndalon plotësisht. Nëse ka masa paraprake, minimizohen rastet e dhunës”.

Më tej, në deklaratën e tij për “Supersport”, Nurishmi shtoi: “Kemi zyrtarë që futen dhe krijojnë dhunë. U bëj thirrje klubeve të jenë të ndërgjegjshëm për organizimin e ndeshjeve. Janë një numër i madh takimesh qe luhen në gjithë Shqipërinë. Normalisht Policia e ka të pamundur t’i mbulojë të gjitha, por klubet e kanë detyrim oficerin e sigurisë dhe duhet të ketë një bashkëpunim mes palëve. Prania e disa zyrtarëve të Policisë në dhomat e kontrollit, apo gatishmëria e tyre është me rëndësi. Duhet të jenë aty për të ndërhyrë kur duhet, jo pasi të kenë ndodhur aktet e dhunës”.

GJENDJA E STADIUMEVE – Policia e Shtetit, disa ditë më parë deklaroi se vetëm “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” plotësojnë kushtet e sigurisë. Por Nyrishmi shprehet se jo çdo klub mund të ketë impiante të tilla: “Edhe vetë UEFA ka disa kategori stadiumesh. Një klub nuk është e thënë që të ketë stadium me kamera. Nuk mund të kërkosh në Memaliaj e Tepelenë të kenë kamera, pasi luajnë në Kategorinë e Dytë. Në Superiore duhet t’i kenë kamerat, zonën VIP etj. Atalanta, për shembull, në Itali luan në shtëpi në kampionat, kurse në kupat e Europës luan në stadium tjetër ku UEFA e lejon”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.