Përflitej prej kohësh se Nejmar u kishte kërkuar drejtuesve të PSG-së largimin pas vetëm dy vitesh në kryeqytetin e Francës. Ditën e sotme situata është bërë krejt e qartë me klubin parisien që ka dënuar mosparaqitjen e yllit brazilian në seancën e parë stërvitore të fazës së parë.
Në një komunikatë për shtyp PSG ka deklaruar se veprimi i Nejmar nuk do të kalojë pa u ndëshkuar: Këtë të hënë më 8 korrik, Nejmar da Silva Santos Zhunior duhet të ishte pjesë e grumbullimit të skuadrës për fillimin e fazës përgatitore. Klubi kontakton se lojtari në fjalë nuk ishte i pranishëm në orarin e duhur dhe kjo gjë pa mirëkuptimin e klubit. Klubi e dënon këtë veprim dhe do të marrë masat përkatëse ndëshkimore.
Communiqué du club – Neymar Jr ?
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 8, 2019