Skuadra e Realit të Madridit kapi majat e futbollit në pesë sezonet e fundit, por me moshën mesatare që po rritet, presidenti Perez ka menduar për rinovim të skuadrës.
Largimi i Ronaldos mendohet të ishte vetëm hapi i parë i këtij projekti dhe priten edhe largime të tjera, ku vetëm kapiteni Ramos shihet si i paprekshëm. E për të zëvendësuar këta lojtarë, Reali i Madridit synon të bëjë pazar te skuadra londineze e Totenham.
“Gjelat” kanë një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe më të re në moshë, çka vë në pah punën e jashtëzakonshme të trajnerin Poçetino. Shumë lojtarë të Totenhamit janë në radarin e Realit, me mesfushorin Eriksen dhe sulmuesin Kejn që kryesojnë listën.
Po përveç dy fenomeneve të Totenhamit, “Los Blancos” synojnë edhe talentin Dele Ali dhe koreanin Son-Heun, i cili ka qenë lojtari më i mirë për “Gjelat” këtë sezon. Një buxhet prej më shumë se 200 milionë eurosh do të vihet në dispozicion për trajnerin Skolari, i cili duhet të vendosë nëse do të ndërhyjë në janar apo do të presë merkaton e verës për të rinovuar skuadrën.