Sulmuesi Ekuban bind, gati të hapet “thesi” për ganezin

Kaleb Ekuban po bën paraqitje shumë të mira në Turqi me fanellën e Trabzonsporit, aty ku është i huazuar nga skuadra angleze e Lids Junajtid. Ish-sulmuesi i Partizanit është një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur në Superiore dhe cilësitë e tij po i pasqyron dhe në kampionatin turk.

Ndeshjet e mira që Ekuban ka zhvilluar kanë bërë që drejtuesit e Trabzonsporit të nisin procedurat për të siguruar kartonin e plotë të tij. Klubi turk ka mundësinë ta marrë sulmuesin për 1 milionë euro nga Lids, por synojnë të gjejnë një akord të dytë me drejtuesit e Lids, për një shifër më të ulët.

Por mediat turke bëjnë me dije se edhe nëse nuk arrihet një akord për një shifër transferimi më të ulët, shuma prej 1 milionë eurosh e kërkuar nga Lids mund të paguhet, pasi synojnë me doemos kartonin e plotë të sulmuesit 24-vjeçar.

Ekuban me fanellën e Lids Junajtid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online