Plani “djallëzor” i Juventusit, 25 milionë € dhe huazim për talentin

0

Juventusi projekton të dominojë gjatë në kampionatin italian dhe për këtë bardhezinjtë mundohen të afrojnë të rinjtë më të mirë. Një nga ata lojtarë që pëlqehet shumë është mesfushori Sandro Tonali i Breshias. Interesim për të ka edhe nga Interi.

Por Juventusi në Itali dominon dhe e ka gati planin për të bindur presidentin Çelino. Sipas asaj që shkruan Tuttosport, oferta për Breshian do të kape vlerën e 20-25 milionë eurove. Jo vetëm shuma e ofruar do të shërbejë për të bindur klubin e Serie B.

Juventusi do ta blejë atë në verë dhe ta lërë te Breshia edhe për një sezon. Me shumë mundësi ata do të ngjiten në Serie A dhe nëse ndodh diçka e tillë për Tonalin, tashmë 19 vjeç, do të ishte shumë mirë të luante në elitë e të zhvillohej dhe më shumë. Kështu ai do të shkonte i gatshëm te Juventusi, ose do të huazohej sërish.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.