Curry-Durant marrin për dore Warriors, James Harden magjik!

Stephen Curry dhe Kevin Durant kanë udhëhequr Golden State Warriors në fitoren e radhës kundër Phoenix Suns me rezultatin 109-132. Curry realizoi 34 pikë, kurse Durant 25. Për kampionët në fuqi kjo ishte fitorja 25-të sezonale.

Fitore dhe për Houston Rockets, që mundi Memphis Grizzlies 113-101. I papërmbajtshëm James Harden. Basketbollisti amerikan vijon të shënojë për të disatën ndeshje radhazi më shumë se 40 pikë, ndërkohë që këtë herë ka regjistruar “triple-double”: 43 pikë, 13 asiste dhe 10 topa të rikuperuar.

San Antonio Spurs mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Boston Celtics. 120-111 përfundoi ndeshje në Teksas dhe “ylli” i mbrëmjes ishte LaMarcus Aldridge me 32 pikë të realizuara. Jaylen Brown i miqve shënoi dy pikë më pak.

Oklahoma City Thunder theu Dallas Mavericks 122-102. Russell Westbrook (32 pikë, 11 asiste dhe 11 topa të rikuperuar) regjistroi “triple-double”, kurse Paul George shënoi 22 pikë ndaj skuadrës nga Teksasi.

Indiana Pacers-Atlanta Hawks 116-108
Charlotte Hornets-Orlando Magic 125-100
Houston Rockets-Memphis Grizzlies 113-101
San Antonio Spurs-Boston Celtics 120-111
Oklahoma City Thunder-Dallas Mavericks 122-102
New Orleans Pelicans-Minnesota Timberwolves 123-114
Phoenix Suns-Golden State Warriors 109-132

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online