Plan gjenial i Bajernit, akord me talentin që po “djeg” Stambollin

Talenti i Everton Henri Oniekuru ndiqet me ngulm nga Bajerni i Mynihut. Bavarezët e dëshirojnë me patjetër një zëvendësues të Levandovskit. Polaku është qendërsulmuesi i vetëm në “Allianz Arena”.

Mosha 30-vjeçare e tij dhe ndonjë dëmtim i mundshëm e shtyjnë klubin bavarez për të blerë një sulmues tjetër, që do të mbajë rolin dytësor. Bajerni pritet ta marrë sulmuesin për shifrën e 25 milionë eurovë. Everton pati shpenzuar vetëm 9 milionë për ta sjellë në Evropë.
Nigeriani 21-vjeçar është goleador i lindur. Oniekuru edhe pse prej dy vitesh është pronë e Evertonit, nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare për klubin nga “Merseyside”. Problemet me legjislacionin e shtetit ishullor kanë sjellë një ngërç që e ndalon të aktivizohet në Angli. Një vit më parë djaloshi u aktivizua me Anderlehtin. Në Belgjikë arriti të shënonte 9 gola në 19 ndeshje.
Ky vit ka qenë më i miri për të që kur erdhi në kontinentin e vjetër. Gallatasaraj ishtë streha e tij për këtë sezon. Në Turqi ai ka bërë një sezon spektakolar. Ka arritur të fitojë minuta, që i ka shpërblyer në gola. Me klubin nga Stambolli ai regjistron 14 gola në 30 ndeshje, duke qenë një element thelbësor në fitimin e titullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online