“Plakushi” Kualjarela i pandalshëm, vetëm një ndeshje larg rekordit të Batistutës

0

Fabio Kauljarela nuk di të ndalet. Sulmuesi 35-vjeçar është paradoksi më i madh i futbollit italian, pasi po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës në një moshë ku pjesa dërrmuese e futbollistëve varin këpucët në gozhdë.

“Bomberi” shënoi një dopietë në ndeshjen në transfertë ndaj Fiorentinës, që u mbyll me shifra të barabarta 3 – 3. Ecuria e italianit gjatë muajve të fundit është e pabesueshme, pasi ai ka gjetur rrugën e rrjetës në 10 takime, një statistikë kjo që e mban vetëm një ndeshje larg rekordit të argjentinasit Batistuta, i cili shënoi në 11 ndeshje radhazi në sezonin 1994/1995.

Ndërkohë, që krahas këtij rekordi Kualjarela është në garë dhe për këpucën e artë të kampioanatit italian, teksa për momentin ndan vendin e parë me Kristiano Ronaldon dhe Duvana Zapatën, me 14 finalizime pas 20 ndeshjesh të zhvilluara deri më tani në Serie A.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.