Pjesa e parë | Goli dhe strategjitë, flasin Hidi dhe Limaj

Kukësi e mbylli në avantazh pjesën e parë përballë Teutës, falë një goli të Rexhinaldos në minutën e 37’. Pas mbylljes së fraksionit të parë, për mikrofonin e “Supersport” folën portieri i Teutës, Isli Hidi dhe mesfushori i Kukësit, Vesel Limaj. Dy futbollistët thanë:

HIDI – “Besoj se jemi mirë, thjesht duhet të jemi më agresivë para portës së kundërshtarëve. U ndëshkuam nga një gabim i joni, por janë dhe 45 minuta dhe shpresoj që të përmbysim rezultatin”,- u shpreh Hidi.

LIMAJ – “Kemi pak vështirësi, sepse nuk jemi shumë kompakt përpara dhe me këtë gol që shënuam, do të rikthehemi më të qetë. Në pjesën e dytë mund të luajmë me të njëjtën strategji, por nuk duhet të bëjmë kaq shumë gabime në pasime.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *