Zola presion Bajernit: Odoi është në planet tona, nuk e shpërfillim

Bajerni i Mynihut po bën çmos për t’i rrëmbyer Çelsit sulmuesi e talentuar Kalum Hadson-Odoi. Talenti 18-vjeçar është bindur nga oferta e gjigantit gjerman, por te Çelsi ende nuk kanë dorëzuar.

Zëvendës-trajneri Xhanfranko Zola i pyetur nga gazetar në lidhje me aktivizimet e pakta të Odoit, u përgjigj duke thënë se lojtari është në planet e tyre dhe

“Nuk jam dakord me këtë që po thoni ju. Ai është gjithmonë i grumbulluar me skuadrën. Sa po na krijohen mundësitë ai luan. Disa herë është aktivizuar si titullar, ndërsa herë të tjera si zëvendësues si në rastin e ndeshjes ndaj Malmos”

“Nuk ka shumë 18-vjeçarë në klubet elitare të Europës që po luajnë aq shumë sa ai. Mendoj se trajneri po i jep plot arsye që tregojnë se këtu te Çelsi është i vlerësuar. Odoi është një lojtar me të ardhme të ndritur”, tha Zola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online