Pirlo: Ja si duhet ta zgjidhte Higuain, Ançeloti mjeshtri i rotacionit

Andrea Pirlo është një futbollist që ka zhvilluar vitet më të bukura dhe të suksesshme me Milanin, ndërsa më pas kaloi te Juventus, duke mahnitur tifozët bardhezinj. Ish-mesfushori unik ka folur shkurtimisht për ndeshjen Milan-Juventus dhe është ndalur te rasti i penalltisë së humbur të Higuain.

Tashmë është e thjeshtë të flasësh, por “regjisori” italian e shpjegon qarte, se pse argjentinasi duhet të godiste fort atë top. Më pas një koment për Karlo Ançelotin. Napoli i tij po bën shumë mirë dhe Pirlo i sheh në garë për titull, ndërsa tregon një nga pikat më të forta të Ançelotit si trajner.

Kur gjuan penallti ke gjithmonë ndjenja të çuditshme, mos të harrojmë që Gonzalo e ndjente këtë ndeshje dhe donte të shënonte. Ka nga ata, të cilët vendosin se si t’i gjuajnë penalltitë përpara fillimit të ndeshjes. Topi peshonte shumë, duhet ta godiste fort, pa e menduar se ku do të gjuante. Ançeloti? Napoli është për titull dhe po e tregon dhe në Champions. Ançeloti është shumë i aftë për të bërë rotacion. Sarri përdoret 13 lojtarë, ndërsa Karlo i përdor të gjithë dhe në Xhenova arriti të propozojë një lojë të ndryshme”, përfundon Andrea Pirlo për “Sky Sport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *