Humbja ndaj Betis, Barcelona regjistron tre rekorde negative

Barcelona mori një humbje befasuese mbrëmjen e kaluar ndaj Betisit, teksa u mund me shifrat 3-4, brenda në “Camp Nou”. Pavarësisht humbjes katalanasit vijojnë të ruajnë kreun e klasifikimit, por tashmë diferenca është vetëm një pikë.

Në sfidën ndaj Betisit, katalanasit kanë regjistruar tre rekorde negative, një prej të cilëve ndodhte për herë të parë. Ndeshja e mbrëmshme ishte sfida e parë në historinë e Barçës, kur Leo Mesi shënon dy ose më shumë gola dhe ekipi pëson një humbje.

Blaugranat kanë konfirmuar momentin e tyre të keq në prapavijë teksa kanë pësuar katër gola në shtëpi për herë të parë, prej 15 vitesh. Në vitin 2003, katalanasit pësuan një humbje ndaj Deportivo La Korunjës me shifrat 2-4. Gjithashtu, katër golat e pësuar ndaj Betisit, kanë barazuar rekordin negativ të sezonit 1974-1975, ku në 12 javët e para të kampionatit pësonin 18 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online