Pires: Mbape shkon në Madrid, ju tregoj diferencën mes Realit dhe PSG-së

Reali i Madridit prej kohësh përflitet për blerjen e mundshme të Kilian Mbape, ku lajmet e kohëve të fundit, kanë raportuar se madrilenët mund të ofrojnë deri në 280 milionë euro. Lidhur me këto spekulime, ka folur së fundmi, ish-mesfushori Robert Pires.

Francezi, i cili spikati me fanellën e Arsenalit, gjithashtu edhe kampion Bote në vitin 1998 me kombëtaren e tij, deklaroi se Mbape te Reali është diçka e kryer sipas mendimit të tij, por në vitin 2020 dhe arsyet i ka shpjeguar më poshtë.
“Është mjaftueshëm me eksperiencë për Realin e Madridit. Mbape nuk do të largohet këtë vit, por vitin e ardhshëm do ta bëjë diçka të tillë, me siguri. Është një lojtar fantastik, me shumë kualitet, i ri dhe i zgjuar. Ai e di se çfarë kërkon.”

“Ka një diferencë të madhe midis PSG-së dhe Realit të Madridit. Prandaj, këtu hyn presoni. Nuk është e lehtë të luash atje. Mendoj se është klubi më i madh në Botë. Tifozët të vënë shumë nën presion dhe kjo është diçka që te PSG-ja nuk ndodh njësoj si në Madrid. Mendoj se Mbape mund të luaj në Madrid, por i duhet të mësojë shumë më parë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online