Piké: Pas 9 vitesh, inferior ndaj Realit

Zherard Piké e ka zakon që i thotë gjërat troç, edhe kur shkojnë keq, ndaj edhe është një personazh mjat interesant për mediat, sidomos kur bëhet fjalë për luftën mediatike me armikun e urryer, Real Madridin.

Megjithatë, pas dy humbjeve në Superkupë, ku edhe vetë luajti shumë dobët, Piké nuk merret më me thumbime, por i jep hakun Realit: “Për herë të parë në 9 vite ndihem inferior ndaj Realit. Kjo do të thotë që kemi shumë punë për të bërë”.

Qendërmbrojtësi kërkon përforcime, hapur: “Duhen bërë ndryshime, edhe kur fiton. Kur humbet, zbret një shkallë, por më pas duhet të kuptosh ku ke gabuar dhe të gjesh zgjidhjen e problemit. Nuk është një moment i mirë për ne, si skuadër e si klub, por duhet të qëndrojmë të bashkuar. Nuk nkemi probleme të brendshme, nuk janë të vërteta ato që shkruhen. Nëse vijnë Kutinjo e Dembele, do të përmirësojnë skuadrën teknikisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online