Ekipi më aktiv dhe më i përfolur ditët e fundit në merkato është padyshim Milani, teksa Gonzalo Higuain flitet të jetë i larguar, ndërsa Kristof Piatek zëvendësues i tij.
Gjithsesi, së fundmi për mediat italiane ka folur drejtori i Xhenoas, Xhorxho Perineti, i cili ka sqaruar çështjen Piatek, duke thënë se ende nuk ka ardhur asnjë ofertë në drejtim të polakut, pavarësisht spekulimeve të fundit.
“Ofertë nuk ka pasur, por së shpejti do të ketë një takim. Në Serie A është e vështirë të bësh ndryshime të mëdha për sa i përket lojtarëve. Kemi thënë se Piatek, Romero dhe Kuame nuk e kemi për qëllim që ti shesim, po e dimë që janë lojtar që ngjallin shumë interes.
Përqindja e largimit të Piatek? Nuk e di, ne do të dëgjojmë propozimet që do të na bëhen. Takim me Leonardon? Nuk ka pasur asnjë takim, por me shumë mundësi do të takohemi në ditët e ardhshme”, ka përfunduar drejtori i ekipit të Xhenoas.