Piatek-Milan thuajse e kryer, Xhenoa i kërkon talentin kroat Juves

Kristof Piatek te Milani, tashmë është çështje orësh. Drejtuesit e dy klubeve po punojnë prej orësh, me takime mes tyre dhe me punë shtesë për të koordinuar gjithçka edhe me “aktorët” e tjerë, që janë Juventusi e Çelsi.

Në Casa Milan janë takuar Leonardo dhe drejtori sportiv i Xhenoas, Perineti, që po mundohen të gjejnë marrëveshjen finale për kalimin e Piatek në kuqezi.

Ndërkohë, presidenti i Xhenoas Preciozi ka takuar Juventusin, sepse kërkon patjetër kroatin Marko Pjaca si pasues të Piatek.

Në Angli presin Higuain, i cili praktikisht pret vetëm Ok nga Milani për të marrë avionin dhe për të nisur aventurën e re te Çelsi.

Bisedime dhe miliona euro në lojë, do duhet pak kohë, por gjithçka po shkon drejt mbylljes së lumtur për të gjithë, me shpresën se Piatek e Higuain, por edhe Pjaca, do të gjejnë vendin e vet dhe do të bëjnë detyrën, duke kënaqur klubet e përfshirë në këtë operacion gjigant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *