Rikthehet çështja Muzaka, Laska dhe Halili pezullohen

0

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e saj për mesditën e sotme. Ajo që bie në sy është se një ndër pikat e cila specifikohet është ajo e Gjergji Muzakës, për konfliktin me Tiranën. Sipas vendimit të fundit bardheblutë duhet që të  shlyejnë pjesën e mbetur të detyrimeve që kanë ndaj mesfushorit. Një çështje e zvarritur prej shumë kohësh e cila rikthehet sërish. Disiplina paralajmëron se në rast se detyrimet nuk shlyhen brenda fatit kohor të një muaji do të ketë penalitete në drejtim të klubit kryeqytetas.

20. Detyrohet “K.F Tirana” të ekzekutojë pjesës së mbetur të detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka sipas vendimit Nr.1 datë 23.01.2017 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmërohet “K.F Tirana”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive”.

Sa i përket vendimeve të tjera, në lidhje me klubet apo e Superiores, bie në sy se janë dënuar 2 djem presidentësh, Grent Halili,  djali i presidentit të Tiranës është pezulluar me dy ndeshje pezullim për protesta ndaj zyrtarëve të klubit. Po ashtu dhe Kleo Laska është pezulluar për dy ndeshje për të njëjtën arsye. Luftëtari po ashtu është i detyruar që ndeshjen e radhës ta luajë pa tifozë, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, ndërsa Kamza është gjobitur vetëm me 50.000 lekë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve për organizim.

“1. Lojtari i KF « Tirana », Grent Halili,për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 56/1/a të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  1. Zyrtari i KF « Laçi », Kleo Laska për protesta ndaj zyrtarit në ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës
  2. KF “Luftetari, për sjellje të gabuar të tifozeve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës në bazë të nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
  3. KF “Kamza”,për dështimin në përmbushjes e detyrimeve për organzimin e ndeshjes,në bazë të nenit 64/d dhe neni 65/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëqindmijë) lek”.
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.