Pesë të pezulluar te Kamza? Lojtarët mohojnë

Kamza nuk po kalon një moment të mirë në çdo aspekt. Veçse mungojnë rezultatet, ka edhe probleme të tjera. Financat janë një prej tyre, pasi raporti mes presidentit Naim Qarri dhe kryebashkiakut Xhelal Mziu nuk është i mirë.

Për të kaluar te rezultatet, skuadra nga periferia e kryeqytetit ka marrë vetëm 1 pikë në 5 ndeshjet e fundit në kampionat dhe mbetet në kuotën e 7 pikëve, vetëm një më shumë se Luftëtari që ndodhet në zonën e rënies.

PEZULLIMET – Situata nuk duket aspak e mirë, pasi mësohet se në stërvitjen e djeshme kanë munguar tre lojtarë. Bëhet fjalë për Nuredin Orelesin, Klaudio Bonanin dhe Ognjen Roloviç. Por në rrjetet sociale është raportuar për pezullim të tyre dhe të dy lojtarëve të tjerë: Nestor Martinena dhe Xhulio Mehmeti.

Burime pranë lojtarëve të Kamzës, bëjnë me dije për “SportEkspres.com” se lojtarët nuk janë pezulluar. Nga ana e klubit ende nuk ka një qëndrim. Para një ndeshjeje të vështirë si ajo me Tiranën, zor se këta lojtarë do të lihen jashtë, duke pasur parasysh rëndësinë e takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online