Botërori i Klubeve, Ksavi dhe Gabi humbasin duelin me Realin

Al Sadi, skuadra e Ksavi Hernandez dhe Gabit u eliminua në gjysmëfinalet e Champions-it Aziatik përballë Persepolis. Në këtë mënyrë, skuadra nga Katari humbi shansin që të luajë në Botërorin e Klubeve, turneu që do të zhvillohet nga 12 deri më 22 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ekipi i dyshes spanjolle nuk arriti të përmbyste humbjen 1-0 të ndeshjes së parë, edhe pse ishin fare pranë. Al Sadi barazoi rezultatin e përgjithshëm falë golit të Bunexhah në 45-minutëshin e parë të ndeshjes, por në startin e pjesës së dytë, iranianët barazuan ndeshjen me Nematin.

Skuadra nga Katari provoi deri në fund të shënonte golin e fitores, me të cilin do të siguronte edhe kualifikimin në finalen e turneut. Madje, Ksavi kishte shansin e artë, por përballë goditjes me kokë të mesfushorit vetëm katër minuta përpara fundit, portieri Beiranvand realizoi një mrekulli, duke mbajtur rrjetën të paprekur.

Finalja e turneut do të luhet me dy ndeshje, më 3 dhe 10 nëntor, me fituesin e Champions-it Aziatik që do të sigurojë një vend në Botërorin e Klubeve, aty ku do të luajnë Reali i Madridit, si kampion i Euopës, meksikanët e Guadalaharas si kampionë të CONCACAF, Uellington nga Zelanda e Re e cila përfaqëson Konfederatën e Oqeanisë, si edhe Al Ain, skuadër që përfaqëson vendin organizator të turneut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online