FOTO | Lajm i mirë për korçarët, fizioterapisti jep garanci për mesfushorin

0

Skënderbeu ka një ndeshje mjaft interesante këtë javë, pasi do të vizitojë kryeqytetin, për të sfiduar Partizanin. “Demat” janë kryesues të kampionati, megjithatë e vetmja skuadër që i ka mundur është Skënderbeu.

Sigurisht që për një ndeshje të tillë, trajnerët gjithmonë duan që t’i kenë të gatshëm të gjithë lojtarët. Gjergji Muzaka ka shfaqur probleme pas ndeshjes së fundit me Kamzën. Mesfushori ka ardhur në Tiranë para pjesës tjetër të skuadrës, për të kryer disa seanca fizioterapie.

Fizioterapisti Ervin Kapaj ka postuar një foto me Muzakën ditën e djeshme, duke njoftuar se deri ditën e hënë lojtari i Skënderbeut do të jetë gati për të zbritur në fushën e blertë. Një lajm i mirë për Skënderbeun, që në sfidën me Partizani do të ketë një “armë” më shumë. Mesfushori në fjalë është një prej lojtarëve më me eksperiencë që ka Shehi dhe konsiderohet si një prej futbollistëve më të rëndësishëm në ekip.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.