Juventusi do të presë mbrëmjen e nesërme Atletikon e Madridit në “Allianz Stadium”, ku do të provojë të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, e cila përfundoi me shifrat 2-0 në favor të spanjollëve. Në kuadër të ndeshjes, përpara mediave ka folur Xhorxho Kielini, i cili ka prekur disa tema.
NDESHJA – “Të gjithë kemi menduar për ndeshjen dhe nesër na duhet të guxojmë dhe të përmbysim gjithçka. Me gjithë respektin për kundërshtarin, por me dëshriën që duam ta vazhdojmë aventurën tonë.”
KUNDËRSHTARI – “Atletiko është një ndër ekipet më të ngjashëm me ne. Ata janë solidë dhe gjithmonë kanë arritur rezultate si ekip. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë dobësi dhe ne nuk mund t’i kalojmë. Na duhet të jemi të fokusuar dhe ta kërkojmë më shumë se ata kualifikimin. Në fushë duhet të zbresim pa ankth apo emocione.”
MORATA – “Morata është një djal fantastik dhe kemi shpresuar se do të qëndronte te ne. Nesër do të na duhet të jemi të kujdesshem me të dhe me Grizmanin si dhe gjithë lojtarët e tjerë të Atletikos.”
NDESHJA E 500-TË ME JUVEN – “E di se nesër nëse luaj do të jetë ndeshja ime e 500-të me Juven dhe shpresoj që të jetë diçka që do të mbahet mend. Nëse do të më duhet të zgjedh një ndeshje nga këto 499, është padyshim ndeshja ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, ku barazuam 0-0.”
KRISTIANO RONALDO – “Jam 200% i sigurt që Kristiano do të luajë ashtu siç ai di mbrëmjen e nesërme.”
BUFON – “Më vjen keq se si shkuan gjërat për Bufon, ai është shoku im dhe u mundova ta ngushëlloja.”