“Përjetë i Juventusit”, lojtari i bardhezinjve ndan mendjen

Rodrigo Bentakur sa vjen e rritet. Vizioni, teknika, saktësia dhe fantazia e tij çdo ditë e më shumë zhvillohen e na bëjnë të kuptojmë se Juventusi ka në pronësi të saj një mesfushor klasi. Uruguajani ka arritur të startojë 20 ndeshje si titullar në 29 të tilla në Serie A. Alegri ka shfaqur besim te dinamika e tij dhe e ka vendosur përkrah Matuidi e Pjaniç edhe në ndeshje delikate si ato në Champions League.

21-vjeçari ka folur për mediat italiane. Ai i ka premtuar besnikëri “Zonjës” dhe shprehet se Championsi do të vijë shpejt. Është i lumtur për trofeun e dytë të Serie A në po aq vitë si bardhezi. “Jam shumë i lumtur dhe do të kënaqem me familjen dhe shokët. Dua ta shijoj këtë fundsezoni, pavarësisht eliminimit nga Champions. Ai kompeticion është më i komplikuar sepse ka më pak ndeshje se kampionati.”

“Fatmirësisht luajmë çdo vit në Champions dhe kemi mundësi të provojmë ta fitojmë. Vitin e ardhshëm do të fokusohemi shumë në Europë, pasi duam ta sjellim në Itali kupën me veshë të gjata. Ndaj Iterit është një ndeshje e gjitha për t’u shijuar. Me Juventusin nuk kemi biseduar për çështje kontraktuale, por nëse skuadra do të donte, do të qëndroja gjithë jetën këtu”, u shpreh Bentakur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online